Mëngjesin e së premtes janë kontrolluar disa shtëpi në Deçan dhe Prishtinë, raporton gazetari i Klan Kosovës, Kosovë Gjoci i cili ndodhet në terren.
I kontaktuar nga Klani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për zhvillimin e bastisjeve në disa rajone të Kosovës.
Kelani i cili nuk ka dhënë më tepër detaje për këtë operacion ka theksuar se ai po bëhet për armëmbajtje pa leje.
Klan Kosova merr vesh se gjatë këtij aksioni po kontrollohen shtëpitë e atyre që kanë marrë pjesë në konfliktin e Kumanovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.