Anëtari i bendit System Of A Down, Johny Dolmayan, e ka kritikuar reperin Kanye West.
Bateristi ka reaguar pas një serie postimesh nga ana e Westit në lidhje me bashkëshorten e tij, Bianca Censori, ku ai e ka shfaqur gruan e tij duke mos veshur pothuajse asgjë.
“Trego pak klas, njeri. Ke fëmijë që tek ti kërkojnë udhëzim moral dhe ajo është personi që ti supozohet ta mbrosh më së shumti”, ka shkruar ai.
“Gruaja jote nuk supozohet të jetë trofeu yt, ajo është vendi yt i krenarisë dhe dinjitetit. Nuk është kjo mënyra”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.