Krijuesit e aplikacionit të famshëm që shërben për takime dashurie “Tinder”, janë akuzuar se i kanë thyer rregullat e privatësisë të përcaktuara nga Bashkimi Europian, për shkak se kanë marrë të dhëna nga përdoruesit pa pëlqimin e tyre.
Marc Tarabella, një politikan belg i cili është deputet i Parlamentit Europian, ka thënë se ky aplikacion nuk i paralajmëron përdoruesit se do të ketë akses në të dhënat e tyre personale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Deputeti Tarabella, ka bërë thirrje për investigim në praktikat e Tinder, ndërsa në anën tjetër, kompania Tinder nuk ka dhënë përgjigje në këto akuza.
Aplikacioni i lansuar në shtator të vitit 2012, ishte bërë i famshëm për shkak të lehtësisë së përdorimit. Përdoruesit e tij, mund të ndërrojnë shumë shpejt fotografitë e njerëzve që janë regjistruar, për të parë nëse mund të gjejnë dikë në të cilin do të mund të ishin të interesuar.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.