Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, ka dorëzuar pjesën e parë të ndihmës nga BE-ja për Kosovën prej pesë milionë eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19.
MSH bën me dije se kjo ndihmë, e bartur me pesë kamionë, përfshin mbi 1.4 milionë doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, katër mijë maska për fytyrën, tre mijë syze mbrojtëse, katër mijë litra dezinfektues duarsh, 10 mijë palë shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike.
Shefja e BE-së në Kosovë tha se ky është momenti kur Bashkimi Evropian jep ndihmë për njerëzit në nevojë.
“Ky është momenti kur mund të ofrojmë mbështetje konkrete të Bashkimit Evropian për njerëzit në nevojë dhe profesionistët e shëndetësisë, ata që janë në vijën e parë të kësaj pandemie – në luftë për të shpëtuar jetët e njerëzve".
Furnizimet e tjera medicinale do të përfshijnë ventilatorë, pompa infuzioni, automjete ambulancë, oksimetra pulsi, shtretër spitalorë, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë, maska, teste, epruveta, barna dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.