Bashkimi Evropian do të miratojë së shpejti një ligj të ri që ua ndalon fëmijëve nën moshën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Snapchat.
Siç edhe mund ta dini, deri tani limiti i moshës ka qenë deri në 13 vjeç, por raportimet e fundit thonë se ky limit do të ngritet edhe për tri të tjera.
Ligji pritet këtë të premte, dhe nëse parlamenti do të vendosë pro tij, atëherë mund të vihet në zbatim në fillim të vitit 2016.
Shtetet do të kenë mundësi dy vjet që të vënë në zbatim ligjin e ri, ndërsa çdo kompani që shkel ligjin do të gjobitet me 4% të të ardhurave vjetore.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.