Bosnja e Hercegovina është njëra nga shtete me më së shumti vdekje nga COVID-19 në Evropë.
Andaj, edhe do të marrë më shumë vaksina anti-COVID nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova
10 mijë e 500 dozat e para të Pfizer dhe BioNTech , mbërritën këtë të martë, derisa nga afër këtë proces e përcolli dhe Komisioneri për Zgjerimi i BE-së, Oliver Varhely, i cili tha se kjo është një ditë e madhe për Bosnjën.
Vaksinat e para nga Bashkimi Evropian i pranoi këtë të martë edhe Mali i Zi.
Qytetarët që po presin në radhë për imunizim, shprehen të lumtur që shteti i tyre do të ketë edhe 42 mijë vaksina më shumë.
Fushata e vaksinimi masiv filloi edhe në Maqedoninë Veriut, me 5 mijë dozat e dhuruara nga Bashkimi Evropian që arritën në po të njëjtën ditë dhe me rreth 200 mijë vaksinat të tjera të e kompanisë kineze.
https://www.youtube.com/watch?v=LlQiYOLr4j4
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.