Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbërritur në Kiev për takimin e parë të 27 vendeve anëtare të mbajtur ndonjëherë jashtë BE-së.
Hapjen këtij takimi të së hënës e bën Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dimitru Kuleba dhe shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borell i cili po qëndron në këtë shtet që nga diela.
Diplomati ukrainas e vlerësoi këtë ngjarje si historike meqë sipas tij, Këshilli i Punëve të Jashtme do të ulet jashtë sigurisë së kufijve të Bashkimit Evropian, por brenda kufijve të ardhshëm të Unionit.
Duke folur teksa mbërritën në takim, Kuleba komentoi edhe rezultatet e zgjedhjeve sllovake, ku partia Smer e liderit populist Robert Fico, e cila kundërshton mbështetjen ushtarake në Ukrainë, fitoi shumicën.
https://www.youtube.com/watch?v=A6yiZVeAwVM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.