Komisioni Evropian ka propozuar një ligj sipas të cilit bankave do t’u duhet që menjëherë t’i ekzekutojnë të gjitha pagesat në euro, pa shpenzime shtesë.
Sipas propozimit pagesat në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Evropiane Ekonomike do të kreditohen direkt në llogari, pavarësisht kohës brenda ditës dhe ditës së javës, qoftë nëse është ditë pune ose jo, raporton Hina, transmeton KlanKosova.tv.
Tani keni për të pritur deri në tri ditë, veçanërisht nëse pagesa është bërë në fund të javës dhe zakonisht keni për të pritur deri të hënën që paratë të dalin në llogarinë tuaj.
“Kalimi nga pagesa ‘në ditën pasuese’ në pagesën 10 sekondëshe, është sikur të kalohet në ‘mail në e-mail’, ka thënë Komisionari i Shërbimi Financiar, Mairead McGuinness.
“Sot për sot, gati nëntë në dhjetë kredi-transfere në euro ende procedohen si transfere ‘të ngadalta’ tradicionale. Nuk ka arsye se pse shumë qytetarë dhe kompani në BE nuk mund të dërgojnë-pranojnë para menjëherë, ngase mundësimi përmes teknologjisë së pagesave ‘instant’ ka skaduar që nga 2017-a”, është shprehur McGuinness.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.