Gjigandi i teknologjisë Apple, mund të detyrohet nga Bashkimi Europian që t’i paguajë me miliarda euro Republikës së Irlandës, në këmbim të taksave.
Vendimi final pritet të merret të martën, pasi që Apple iu ka ikur taksave në Irlandë dhe Bashkimi Europian, këtë veprimtari e ka cilësuar si të paligjshme.
Gazeta The Financial Times, ka raportuar se fatura do të jetë prej miliarda eurosh, duke e bërë këtë dënimin më të madh taksor në Europë, transmeton Klan Kosova.
Apple dhe qeveria irlandeze, pritet që ta kundërshtojnë vendimin.
Sipas ligjit të BE-së, autoritetet nacionale taksore, nuk kanë të drejtë që t’iu japin përfitime nga taksat kompanive të caktuara.
Sipas autoriteteve evropiane, qeveria irlandeze, ia ka lejuar kompanisë Apple, që nga viti 1991 deri në vitin 2007-të, t’i minimizojë faturat e taksave në Irlandë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.