Bashkimi Evropian e ka miratuar dokumentin "Kompasi strategjik" që ka të bëjë me sigurinë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të bllokut.
Në këtë deklaratë të lëshuar përmendet edhe siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor për të cilin thuhet se akoma nuk është realitet.
Po ashtu, theksohet edhe puna për ta quar para procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
"Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ende nuk është realitet, edhe për shkak të rritjes së ndërhyrjeve të huaja, përfshirë fushatat e manipulimit të informacionit, si dhe për shkak të përhapjes së mundshme nga përkeqësimi aktual i situatës së sigurisë evropiane".
"Në këtë drejtim, është me interes të veçantë që të mbështetet sovraniteti, uniteti dhe integriteti territorial i Bosnje Hercegovinës, bazuar në parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit të të gjithë qytetarëve dhe popujve konstruktiv, e parashikuar edhe në Kushtetutën e Bosnjë Hercegovinës, dhe si procesi reformave në rrugën evropiane, si dhe për të çuar përpara dialogun Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE", shkruhet në dokument, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.