Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke ndjekur me kujdes të dhënat dhe raportet lidhur me aksionin policor që po ndodh në Kumanovë dhe rrethinë, ku pati edhe përplasje të armatosur.
"Jemi në kontakt me autoritet dhe me partitë
politike. Apelojmë fuqishëm te qytetarët dhe faktorët politikë që të qëndrojnë të qetë dhe të
presin që qeveritarët relevant të tregojnë faktet dhe të sqarojnë atë që po ndodh. Shpresojmë që do të
shmanget eskalimi i
tensioneve", thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Shkup.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.