Lajmet e fundit

Për aktin brutal të policisë iraniane kanë reaguar edhe shumë figura botërore, ndërkohë që protesta ka pasur sot edhe në vetë shtetin e udhëhequr nga presidenti i vijës së ashpër të Iranit, Ebrahim Raisi, i cili urdhëroi respektimin minimal të mundshëm e të drejtave të grave dhe bëri thirrje për zbatim më të rreptë të kodit të veshjes së detyrueshme të vendit.
Amini vdiq në një spital iranian, disa ditë pasi u ndalua nga policia e regjimit, për dyshimin se nuk respektoi rregullat e vendit për shaminë. Ajo po udhëtonte me familjen e saj nga provinca perëndimore e Iranit, Kurdistan, për në kryeqytetin Teheran, për të vizituar të afërmit e saj, kur u raportua se ajo u arrestua për dështimin në përmbushjen e rregullave strikte të vendit për veshjen e grave.
Dëshmitarët raportuan se Mahsa ishte rrahur në furgonin e policisë.
https://klankosova.tv/iran-22-vjecarja-rrahet-per-vdekje-nga-policia-pasi-nuk-e-vuri-shamine-sic-e-kerkon-ligji/?fbclid=IwAR1ewtojiYKIwI1pI4YrQpQlKSasDt1TGU9Ow7NTy8LU6gwkZVpUNOo3V44