Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi pranoi një këshillë jo edhe aq të këndshme, derisa një ndjekës i saj në Twitter i kërkoi yllit të hitit “I’m good (Blue)” që të bëjë ndërhyrje kirurgjike për humbje të peshës.
Rexha nuk ka hezituar t’i jap përgjigjen ndjekësit të saj, ndërsa ka theksuar se merr edhe terapi me ilaçe, njofton Klankosova.tv.
“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më i vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.
Kjo nuk është hera e parë që në drejtim të Bebe Rexhës adresohen kritika për kilogramët e saj “të tepërt”. Në vitin 2019 ajo kishte treguar edhe publikisht se ishte refuzuar nga shtëpitë e modës për krijimin e një fustani me arsye kryesore “mbipeshën”.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.