Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se është i tronditur nga tragjedia që ka ndodhur.
"Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut".
"Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit", ka thënë Begaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.