Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka vizituar Austrinë.
Ai tha se në Vjenë dhe në Linz ka takuar shqiptarë, siç tha ai, të mirëintegruar në shoqërinë austriake.
“Austria ka qenë historikisht shtëpia e një sërë shqiptarësh, të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Në Vjenë dhe në Linz takova shqiptarë të mirëintegruar në shoqërinë austriake”.
“Shumë prej tyre shkëlqejnë në institucione prestigjoze shtetërore, kulturore, sociale apo shkencore të këtij vendi. Ne jemi krenarë për ta dhe mirënjohës ndaj Austrisë që i mirëpret”, ka shkruar Begaj.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.