Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Bullgari, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.
Begaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Bullgaria është mbështetëse e Shqipërisë si anëtare në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Me Presidentin Radev biseduam për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rajonit. Progresi i Shqipërisë në negociatat me BE-në bazuar mbi merita është rruga e duhur për zgjerimin e BE-së në rajon”, ka shkruar i pari i shtetit shqiptar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.