Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Papën e ri.
Ai shprehet i bindur se , Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve, transmeton Klankosova.tv.
“Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri! Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve”, ka shkruar Begaj në Facebook.
“Në emër të të gjithë popullit shqiptar i uroj Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë!”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.