Shoferi i një kamioni është arrestuar pasi u përplas me barrierat e sigurisë përballë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Një zyrtar i Shërbimit Sekret atje tha se askush nuk ishte lënduar - më vonë duke shtuar se kamioni ishte konsideruar i sigurt dhe se hetimet fillestare sugjeruan se përplasja mund të ishte e qëllimshme.
Disa rrugë lokale dhe zona për këmbësorët u mbyllën.
Shoferi i kamionit nuk u identifikua menjëherë.
WUSA - një stacion televiziv i lidhur me CBS që mbulon Uashington DC - citoi një dëshmitar të thoshte se shoferi kishte goditur barrierat për herë të dytë, pas përplasjes fillestare.
Incidenti - i cili ndodhi pak para orës 22:00 - shkaktoi evakuime të hoteleve lokale duke përfshirë Hay Adams.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.