Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i përdor bashkëpunëtorët e tij për të promovuar, siç tha ai, një frymë politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Behrami deklaroi se përpjekjet e Kurtit për të shtyrë përpara doktrinën e tij politike, që sipas tij është anti-UÇK, përfshijnë edhe figura që kanë qenë pjesë e luftës.
“Kemi parë që z. Kurti, për t’i përdorur politikisht, nuk ka kursyer as familje më të mëdha se ajo e Bogujevcit e Hotit”, tha Behrami.
Ai shtoi se, sipas tij, Kurti ka keqpërdorë edhe familje të tjera të njohura, duke përmendur rastin e familjes Adem Jashari, në kontekst të diskutimeve për çështjen e presidentit.
“Me përpjekjet e fundit për president, ai e ka futur emrin e kësaj familjeje të shenjtë në kombinime të pasigurta. Nuk ka kursyer asnjëherë asnjë familje”, tha Behrami. /Klankosova.tv
https://youtu.be/FOAyHbjGoe0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.