Liga e bejsbollit në Japoni do të fillojë në qershor, pasi ishte shtyrë nga marsi shkaku i pandemisë së koronavirusit.
"Të 12 skuadrat ranë dakord të bëjnë përpjekje në mënyrë që sezoni të fillojë në gjysmën e fundit të qershorit, me kushtin që të mund të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme gjatë monitorimit me kujdes të përhapjes së infeksionit," tha Atsushi Saito, komisioneri për Nippon Professional Baseball,
Bejsbolli është jashtëzakonisht i popullarizuar në Japoni, madje edhe ligat e të rinjve marrin mbulim televiziv.
Bundesliga e Gjermanisë do të jetë e para nga ligat më të mira në botë të futbollit që do të rifillojë të luajë këtë të shtunë - gjithashtu në stadiumet boshe, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.