Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka dhuruar flamurin e Kosovës maratonistit Bekim Fetahu.
Sportisti Fetahu do të vrapojë nga Ulqini për në Shkodër për nder të festës së Flamurit. Përmes këtij veprimi ai kërkon edhe liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.
“Bekim Fetahu do të vrapojë nga Ulqini në Shkodër për nder të festes së Flamurit dhe për sensibilizimin e publikut të gjerë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Sot, maratonistit tonë i dhurova flamurin e Kosovës si përkrahje në kauzën e tij të nëntorit, për t’i bërë jehonë të drejtës sonë për lëvizje të lirë”.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.