Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Belgjikë është rritur me 262, duke çuar numrin e viktimave në 4,157 – e pesta më e larta në Europë.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thotë se numri i vdekjeve në Belgjikë renditet vetëm pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Britanisë së Madhe, përcjellë Klan Kosova.
Raportohet se bllokimi i vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka planifikuar të takohet të mërkurën për të diskutuar se kur do të përfundojnë këto masa.
Siç shkruan bbc, ka pasur gjithashtu 530 raste të reja të pacientëve të prekur nga Covid-19 në Belgjikë, duke e çuar totalin në 31 119.
Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste “aktive” dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.