Modelja 19 vjeçare Bella Hadid, të martën është zgjedhur fytyra e re reklamuese e linjës së kozmetikës Dior.
Në po të njëjtën ditë ajo është parë edhe gjatë sfilatës së Christian Dior Cruise në Oxfordshire të Anglisë.
“Jam jashtëzakonisht e kënaqur t’ju njoftoj se jam ambasadorja dhe fytyra e re për
Dior Makeup!!! Ëndrra është bërë realitet”, shkroi Bella në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Gjatë sfilatës ajo është duartrokitur dhe brohoritur nga i dashuri i saj The Weeknd, i cili ishte ulur në rreshtin e parë.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.