Kampioni në WBC, Tony Bellew ka bërë një rikthim fantastik, kur arriti që luftën ndaj David Haye ta marrë në kontroll.
Ai e mposhti amerikanin pas 11 raundeve me nokaut, në O2 Arena në Londër.
Raundi i gjashtë ka qenë vendimtar në këtë meç, ku britaniku i dha nokdaunin e parë Haye, pas një gjysme raundi luftë të3 vazhdueshme, kur edhe Haye pësoi një lindim në këmbë, transmeton Klan Kosova.
Haye u mundua që ashtu me këmbë të lënduar të luftojë, por raundi i 11 ishte fundi i meçit, kur në nokdaunin e radhës, Bellew e hodhi atë jashtë litarëve, derisa sa trajneri i Haye hodhi peshkirin – si shenjë e dorëzimit të duelit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.