Aktori i mirënjohur hollivudian ka tëhënë që do të dëshironte që ta bënte një vazhdim të filmit të vitit 1999, "Myster Men".
Komedia ka për protagonistë disa dështakë që duan tëb ëhen superheronj, e të cilët luftojnë për ta shpëtuar botën kur i ligu Casanova Frankenstein lirohet nga burgu.
"Kjo është hera e parë po dëgjoj një gjë të tillë [për vazhdimin potencial të këtij filmi], por jam krejtësisht i gatshëm për këtë. U pata kënaqur duke e xhiruar," ka thënë Stiller për ComicBook.
"Po, do të ishte kënaqësi. Ishte vërtet, vërtet një kastë zbavitëse. Dhe ende ka zemërim dhe tërbim diku në mua, mendoj."
https://www.youtube.com/watch?v=weL-NjlIQ0E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.