Një person i cili u bë i varur nga tatuazhet, ka mbuluar 90% të trupit të tij, përfshirë edhe kokën e penisit, transmeton Klan Kosova.
Tattboy Holden, i cili e ndryshoi emrin e tij ligjërisht në vitin 2014, pretendon se ka mbetur i lidhur në shtrat dhe me dhimbje ditë e natë, pasi vuajti nga një operacion në vitin 2000.
Por, pavarësisht nga ajo që konsideroj e dhimbshme, 48-vjeçari gjeti lehtësim nga sindromi i dhimbjeve kronike duke hyrë nën gjilperë. Ai investoi rreth 100 mijë dollarë dhe 1000 orë për tatuazhe.
Ai ka thënë se nuk ka keqardhje për ta kthyer trupin e tij në një vepër arti, që nga pengesat e tij shëndetësore.
Tattboy tha: “Isha me disa ilaçe që më dhanë efekte anësore dhe kisha nevojë për një operacion. Pas operacionit unë mbeta me dëmtime nervore që nuk mund të riparohen”.
“Kam pasur disa tatuazhe në të kaluarën, por gjatë rrjedhës së kësaj, gjeta se tatuazhet ishin një formë e terapisë së dhimbjes. Unë e quaj çmenduri dhimbjeje”.


●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.