11 nxënës të shkollës së mesme "Shtjefën Gjeçovi" pas mësimit ia mësynë gjimnazit "Xhevdet Doda" në Prishtinë.
Jashtë shkollës, rreth orës 13:30, ata dyshohet se do të kishin një konflikt me disa bashkëmoshatarë të gjimnazit, por i cili u parandalua nga organet e rendit.
Klan Kosova merr vesh jo zyrtarisht se njëri nga sigurimet e shkollave i kishte lajmëruar policët civilë që patrullojnë rreth institucioneve arsimore këndej. Kështu nxënësit u shoqëruan në polici ku edhe u intervistuan e më pastaj u liruan në procedurë të rregullt.
Drejtuesit e "Shtjefën Gjeçovit" i hodhën poshtë raportimet në media se te nxënësit janë gjetur edhe armë të ftohta.
“Sipas policisë shkollore, informacionet i kemi marrë prej tyre direkt, ka pas një tentim që nxënësit e shkollës tonë me pas një zënkë, me emra i kemi janë nxënësit e klasave 11 dhe 12 ndërrimi paradites, tha zëvendesdrejtori Ymridin Tershnjaku.
Ai deklaroi se do të ndërmerren edhe masa disiplinore konform rregullores për ata që dalin fajtorë.
Televizioni ka kontaktuar edhe drejtorin e gjimnazit, "Xhevdet Doda", Azem Jaha, mirëpo i njëjti përmes telefonit tha se nuk ka asnjë informatë për rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=AEbjw0diqTY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.