Ndonëse nuk kanë shumë muaj bashkë, producenti i njohur muzikor Benny Blanco i ka qëllimet e qarta kur bëhet fjalë për romancën me këngëtaren e njohur Selena Gomez.
I ftuar në emisionin “The Howard Stern Show” Blanco u shpreh ka dëshirë të krijojë familje me artisten e njohur.
Blanco zbuloi se diskutimet për krijimin e një familjeje janë pjesë e rregullt e bisedave të tyre të përditshme. Ai pranoi se të menduarit e një të ardhme me Gomez e përmbush atë si njeri dhe i sjell mjaft gëzim.
Dyshja janë njohur prej vitesh, pasi kanë bashkëpunuar me J.Balvin në këngën e vitit 2019, “I Can’t Get Enough”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.