Namik Drançolli, berberi nga Peja që për mbi 70 vjet e bën këtë zanat, tanimë ka edhe një hobi të ri.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci në një intervistë me 80-vjeçarin, tregoi se i moshuari çdo mëngjes u hedh ushqim zogjve, transmeton Klankosova.tv.
“Mblidhen këtu çdo mëngjes. Ka një kohë shumë të gjatë që e bëj këtë veprim”, tha axha Namik për Klan Kosovën.
“Zogjtë e duan gjithkë, ata kërkojnë veç me i këqyr. Kur e dimë që njeriu e lyp vetë ushqimin, këta nuk dinë”, tha Drançolli.
https://www.youtube.com/watch?v=ZpZ78yqssSk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.