Një ditë para festës së bajramit, berberi më i moqëm i kryeqytetit i pati vetëm 5 klientë.
Vesel Haxhijaha e mban mend mirë kohën kur në natën e madhe kishe radhë të gjata të klientëve, të cilët prisnin me orë të tëra për qethje.
Edhe ata pak myshterinjë që ka tashti, aty qëlluan rastësisht në natën e bajramit. Ata thanë se tradita u ndryshua, ashtu si edhe mënyra e jetesës.
Ndonëse kohëve të fundit çmimi për qethje u rrit, frizerët thonë se kjo nuk ndikoi në rënien e numrit të klientëve për festa.
https://www.youtube.com/watch?v=e58s5Letbuo&t=17s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.