Një berber kurd i Irakut vendosi t’i zbukuroj fëmijët duke ua prerë e çethur flokët falas për festën e Bajramit.
Me këtë veprim ai deshi të sillte gëzim për të refugjatët e vegjël të ardhur këtu në Sylejmanie vite më parë nga qytetet që ishin pushtuar nga ish-shtetit islamik.
"Po e bëj këtë për t'u dhënë atyre një pushim dhe për të krijuar një mjedis ku ata mund të ndiejnë se ka diçka të ëmbël në jetën e tyre ndërsa punojnë në rrugë. Dhe për të krijuar një kujtim të Bajramit për ta që kur të rriten ta kujtojnë." deklaroi Soran Tayyib, berber kurd nga Sulejmanije
Ky gjest u vlerësua shumë nga banorët e zonës;
"Nëse dikush ka katër ose pesë fëmijë, atëherë kushton shumë para për një prerje flokësh, midis 2-4 dollarë për person, një shumë e shtrenjtë për një familje të zhvendosur që jeton në një tendë kampi."tha Rebëar Nouri, banues në Sulejmanije
Prerja e flokëve dhe blerja e rrobave të reja, veçanërisht për fëmijët, janë aktivitete thelbësore para Bajramit në vendet myslimane.
https://www.youtube.com/watch?v=f5lGEOvCWoo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.