Këtë të mërkurë në “Podcast Lifestyle me Gonxhen”, i ftuar ishte dizajneri i njohur Berin Hasi.
Për gjatë këtij podcasti realizuar nga Gonxhe Gërxhaliu, ai ka treguar për përditshmërinë e tij të përmbushur me shumë sarkazëm, të cilën e përdor si pjesë të komunikimit për të përcjell mesazhe sociale tek ndjekësit e tij.
Hasi, i cili përveç humorit karakterizohet edhe për stilin e tij unik, është bërë një sensacion me fjalët e shkurtra por me kuptim të madh, që janë një pjesë e përditshmërisë tonë.
Për gjatë shumë viteve punë ku detyra e tij është krijimi dhe shndërrimi i memorieve në gjëra që të shoqërojnë në përditshmëri, 32 vjeçari me fjalën kryevepër i drejtohet vajzës së tij Dizës.
Bisedën e plotë e gjeni në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=hr4H7N91YqU&t=5s
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.