Mbi supet e kryeministrit Edi Rama, kreu i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, vuri një barrë goxha të rëndë.
Në konferencën që e thirri enkas për këtë punë, ish-kryeministri i shtetit shqiptar tha se i pari i ekzekutivit atje ndryshoi vullnetin e qytetarëve për votë, e madje edhe ndryshoi rezultatet e votimeve, transmeton klankosova.tv.
''Me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese e antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit. Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve'', tha Berisha.
Ai nuk tregoi nëse partia që drejton do ta njehë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, që vet i quajti më të shëmtuarat në histori.
Ndërkohë, kur u pyet nëse pas humbjes edhe në Shkodër do të japë dorëheqje, ky pati një përgjigje epike.
''Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror'', shtoi Berisha.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=WT6EfrdZ0q8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.