Një numër i madh i shqiptarëve u mblodhën sot në Tiranë në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, para të pranishmëve dha shumë premtime, duke thënë se nëse del në krye të qeverisë në 100 ditët e para të qeverisë së tij do të ketë rritje të pensioneve, do të ulë tarifat, si dhe një zhvillim të menjëhershëm në arsim, shëndetësi dhe në fusha të tjera.
Berisha edhe sonte si në tubime të tjera tha se do të punojë në fushat të cilat, sipas tij, Edi Rama, nuk ka punuar në to.
I pari i PD-së tha se do të fusë Shqipërinë në BE, pasi ky subjekt siç tha ai e kishte bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=KWw43Ciw4K4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.