Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë për orën policore dhe kufizimin e lëvizjes.
Berisha në seancën që po mbahet për pandeminë tha se ora policore është logjikë e kontrollit dhe jo e mbrojtjes së shëndetit publik, njofton Klan Kosova.
"Ora policore është logjikë e kontrollit dhe jo e logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik. Po i vendosin policët sikur kujdestar politik dhe po i maltretojnë pa asnjë efekt. Largoni orën policore dhe lejone qarkullimin e lirë" tha Berisha.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.