Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave me hapjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protesta është e vetmja rrugë përballë asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”, me qëllim rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.
“Protestat janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, atë të protestave dhe përballjes me narkoshtetin për të fituar votën e lirë. Pa diskutim, do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër”, u shpreh ish-kryeministri, raporton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.
Paralajmërimi i Berishës vjen në një kohë kur opozita po përgatitet për organizimin e aksionit të saj politik pas përfundimit të pushimeve verore.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.