Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, është "personi më i përsosur në Shqipëri" për një bashkëfshatar të tij nga Viçidoli, i quajtur Avni Tafaj.
Kështu deklaroi ky i fundit në një prononcim për Klan Kosova.
Ai më tej u shpreh se Berishën e njeh personalisht që nga shkolla fillore, dhe e kujton si nxënës të dalluar.
“Berishën e njoh nga 8-vjeçarja, ishte person dhe nxënës i përkryer me sjellje shembullore. Më pas shkoi në Tiranë e u be kardiolog, ndërsa në 91-shin u bë lider i PD-së. Për mua ai është personi më i përsosur në Shqipëri”.
“E vendosën në izolim e çka nuk i bënë, tana të zezat, por deshi Zoti dhe në fund doli e drejta”, deklaroi Tafaj.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.