Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova u diskutua se si të jemi produktivë pas pushimeve, ku e ftuar ishte psikologja Arbenisa Berisha.
Sipas psikologes Berisha, produktiviteti është diçka shumë e rëndësishme në jetë, si për të rriturit, si për fëmijët, ngase pa produktivitet ne nuk mund të jemi as efikas në jetë.
"Një fëmijë nuk mund të jetë të jetë produktiv vetvetiu, pa kultivuar diçka më përpara, sidomos familjarët e tij. Domethënë në momentin që një fëmijë vjen në jetë, është shumë e rëndësishme që të rritet me dashuri, në një familje ku nuk ka dhunë, në këtë mënyrë fëmija do të kuptojë se është në një ambient të sigurt", ka thënë Berisha.
Berisha, theksoi se përgjatë moshës 2-3 vjeç, është shumë e rëndësishme që prindërit të bëjnë lojë me fëmijët.
"Momenti që prindërit luajnë me fëmijët, bëjnë lojëra të ndryshme, ngase përmes lojës fëmija mëson edhe edukimin, mëson rregulla, renditje, dhe zhvillon kapacitete të ndryshme dhe kështu ata automatikisht përgatiten për jetë", u shpreh psikologja.
Psikologja, me tutje këshilloi prindërit që gjithmonë të intervenojnë në zhvillimin e fëmijëve para se ata të fillojnë të vijojnë kopshtin.
https://www.youtube.com/watch?v=eQMQ6C0N_hc
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.