Lajmet e fundit

Pak ditë më parë, në raportin e OKB-së, thuhej se Shqipëria është vendi me çmimet më të ulëta të kokainës në Europë dhe në botë, kjo për shkak prodhimit të lartë të drogërave në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha ironizon Edi Ramën për atë se çfarë i ka bërë vendit, duke e kthyer Shqipërinë në 'parajsën e drogës'.
Postimi i Sali Berishës:
Një sukses i madh!
Narko-republika e Noriegës është parajsa e Hashashit dhe Kokainës në Europë dhe në botë!
Zyra e OKB për Drogën raporton se Shqipëria është vendi më çmimet më të ulta të kokainës dhe hashashit.
Këto çmime, në Narko-republikën e Noriegës janë 6.5 herë më të ulta se sa në fqinjën tonë Malin e Zi, dhe rreth 4 herë se sa në Serbi. Po kjo zyrë, ka informuar një muaj më parë së Shqipëria është ndër vendet me përdorimin më të lartë të kokainës në botë.
Kështu miq, në një kohë rekord Noriega ia doli të shndërrojë Narko-republikën e tij në parajsën e kokainës dhe hashashit në Europë dhe botë! sb