I ulur në rreshtin e parë, përqëndrimin e ka kah ngjarja ku është mysafir.
Në forumin ekonomik mes Kosovës dhe shtetit ku ky shërben, Kroacisë, ambasadori, Martin Berishaj, zor se mund ta paramendonte një befasi që do t’i vinte në mes të këtij organizimi.
Në një moment ai u mbulua me dinarë serb të printuar. Ato drejt diplomatit, emri i të cilit u lakua në një skandal të mundshëm financiar në Slloveni, u hodhën nga aktivisti i Partisë Demokratike, Milot Krasniqi.
Ai u prangosë menjëherë nga policia, që konfiskoi edhe çantën me paratë e jo përnjëmendta, njofton Klan Kosova.
Për këtë punë, para nisjes së forumit, ambasadori Berishaj u pyet edhe nga gazetarët.
Ai mohoi edhe një herë akuzat e drejtuara nga tij nga mediat sllovene.
https://www.youtube.com/watch?v=0TYQfr-N2MA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.