Angazhimi i Gjermanisë e Francës në dialogun Kosovë-Serbi, ka marrë dimension tjetër.
Dy vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian tanimë kanë një propozim për Prishtinën e Beogradin se si Berlini e Parisi e shohin arkitekturën e mundshme të një ujdie të madhe finale.
Për angazhimin gjermano-francez foli të martën ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, por që e bëri të qartë se nuk është punë e tij që të flasë për propozime.
“Ne kemi mbështetje të plotë për dialogun e sponsorizuar nga BE-ja me Lajçakun. Çdo nismë gjermane nga vizita e kancelarit që ishte këtu, pastaj këshilltari i kancelarit bashkë me këshilltarin francez e Lajçakun, është mbi qëllimin tonë të vetëm që të sjellim përparim. Në fund varet nga palët që të vendosin se çka duan ata të pranojnë”, theksoi Rohde gjatë debatit “Agjenda Evropiane 2022” që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë në Prishtinë të mërkurën vjen për vizitë emisari amerikan, Gabriel Escobar. Zyrtari nga Uashingtoni zhvillon takime me udhëheqësit e shtetit e të opozitës për t’i diskutuar çështjet më aktuale që janë në tavolinën e dialogut serbo-kosovar, e që kërkojnë zgjidhje të shpejt e efikase.
https://www.youtube.com/watch?v=OmG4606RYgg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.