Në repartin e Interno-s në spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar pacientët me COVID-19.
Në fotografitë e dërguar në redaksinë e Klan Kosovës në korridoret e këtij reparti shihen grumbuj të mbeturinave që prej tri ditësh nuk ishin larguar.
Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar edhe Drejtori i Spitalit në Gjilan, Nusret Hajrullahu.
Hajrullahu tregoi se kjo gjë ka ndodhur pasi kompania e kontraktuar ka qenë në grevë. Por, nga mesdita janë sanuar mbeturinat.
“Kompania e kontraktuar “Aroma” që merret me pastrimin e spitalit ka qenë në grevë dhe për këtë mbeturinat kanë mbetur. Ne sot kemi kontaktuar kompaninë dhe që nga mesdita ka filluar sanimi i mbeturinave”, deklaroi Hajrullahu.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.