Profesori Dashamir Bërxulli thotë se do të ketë rezultat të shpejtë të numërimit të votave në Shqipëri.
"Mund të kemi një konsistim eventual nga PD-ja", shton tutje ai.
Pas publikimit të sondazhit të Klan Kosova dhe Albanian Post, ku PS e Edi Ramës del fituese e zgjedhjeve në Shqipëri, dhe thuhet të ketë fituar 51.8%, duke siguruar 79 mandate, derisa PD e Sali Berishës, ka fituar vetëm 38%, duke siguruar vetëm 54 mandate në parlamentin shqiptar, Bërxulli thotë se opozita duhej të organizohej më fortë karshi Ramës.
"Ai ka idenë, ka planifikim të saktë se sa mandate do të marre, për shkak të organizimit që ka, instrumenteve, dhe mënyrës si funksionimin. Në këtë aspekt opozita nuk ia ka arritur. Nuk ka arritur që të replikojë modelin e Ramës", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=7imV5HOQAak
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.