Pasi humbi finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Besa Famgas është e përkushtuar që të vazhdojë dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll.
Përkushtimin synon ta shfaqë që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit.
Të enjten prej orës 17:00, Besa Famgas e pret Vushtrrinë në gjysmëfinalen e parë. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa nuk kishte humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, ndërsa ishte bindshëm para skuadrave të tjera.
Ndërkohë Vushtrria përfundoi e katërta në tabelë.
Për Vushtrrinë është sukses i madh hyrja në play-off, por kjo skuadër do të bëjë maksimumin për befasi të madhe.
Besa ka shumë vjet që fiton titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. /Klankosova.tv
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.