Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili është duke qëndruar në Minsk të Bjellorusisë për Lojërat Europiane, ka thënë se sportistët janë heronjtë e vërtetë të Kosovës.
Ai në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se është çudi si nuk ka kaluar në Kuvend ligji për sponsorizimin e sportistëve.
"Të gjithë kemi arsye për të qenë të disponuar sepse në Lojërat Europiane i kemi siguruar tre medalje. Vërtetë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe për këtë arsye po na përgëzojnë delegacione nga vende të ndryshme".
"Ceremonia e ndarjes së medaljeve ka përfunduar. Gjatë ceremonisë është valëvitur edhe flamuri i Kosovës në një shtet që ende nuk e ka njohur Pavarësinë. Në Minsk të Bjellorusisë jemi trajtuar në mënyrë të barabartë. Gjithashtu edhe Presidenti Hashim Thaçi është pritur njëjtë sikur burrështetasit e tjerë".
"Tani janë bërë tre medalje, medalje e artë, e argjendtë dhe e bronztë. Natyrisht se presim edhe ndonjë sukses tjetër, por edhe nëse nuk e arrijmë, kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën".
"Vërtetë sportistët janë heronjtë e vërtetë të Kosovës. Është çudi si nuk ka kaluar në Kuvend ligji për sponsorizimin e sportistëve. Në si komitet kemi biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe të gjitha ato kanë qenë në favor të këtij ligji".
"Unë vërtetë mendoj se sportistët e meritojnë që të trajtohen edhe më mirë. Sporti po e ngritë sa më lartë pozitën e Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi duhet të bëjë më shumë për sportistët që po tregojnë suksese gjithandej".
https://www.youtube.com/watch?v=Ui3TNtY_XqY&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.