Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili është duke qëndruar në Minsk të Bjellorusisë për Lojërat Europiane, ka thënë se nuk ka shtet në botë që hynë në arenë ku është Majlinda Kelmendi dhe nuk gjunjëzohet para saj.
Ai në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërtojnë kapacitete të infrastrukturës sportive në mënyrë që Kosova të merr përsipër më shumë organizime sportive.
"Pjesa e jonë është që të punojmë në ngritjen e kapaciteteve për sportistët. Qeveria dhe Kuvendi duhet të ndërtojnë kapacitete të infrastrukturës sportive në mënyrë që të marrim përsipër më shumë organizime".
"Pas infrastrukturës rrugore duhet të fokusohemi në infrastrukture sportive. Çdo gjë që investohet në sport, Kosovës do t’i kthehet gjashtëfish".
"Nuk është rastësi i tërë ky sukses - është rezultat i një planifikimi të hollësishëm. Tashmë xhudoja ka medalje nga niveli europian dhe ndërkombëtar. Jemi në mesin e pak shteteve që kanë arritur të sigurojnë medalje olimpike".
"Vetëm paramendoni faktin se nuk ka shtet në botë që hynë në arenë ku është Majlinda Kelmendi dhe nuk gjunjëzohet. Të gjithë gjunjëzohen para Majlindës. Këta janë heronjtë tanë të vërtetë që po i krijojnë një imazh të mirë Kosovës".
"Nesër do të kthehen xhudistët kosovarë dhe besoj se do të ishte mirë që të organizohet një pritje shtetërore për ta. Shpresoj që do të dalin dhe ta përshëndesin Majlindën sepse kjo do të ishte një forcë shtytëse për të".
https://www.youtube.com/watch?v=Ui3TNtY_XqY&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.