Besimtarët myslimanë të premten shkuan dy herë dhe më shumë në numër, në xhamitë e lagjeve për t’u falur, meqë kjo ditë e shenjtë për ta qëlloi të jetë edhe festa e Bajramit Fitër.
Një kështu vepruan edhe banorët e Hajvalisë, të cilët pas faljes festuan në oborrin e xhamisë ku ishte shtruar tavolinë për ta.
Të pranishmit treguan se për këtë ditë të veçantë, i kanë kushtuar kujdes edhe veshjes.
Dy vëllezërit Vitia, të cilët kishin ardhur enkas nga Norvegjia për këtë festë, treguan se kanë shpenzuar deri në 400 euro për kostumin, çka i bënte të dalloheshin nga të tjerët.
Xheladin Fazliu, imami i xhamisë së lagjes kërkoi nga besimtarët që pas ceremonisë të të premtes së shenjtë, të shkojnë për vizita te familjarët e dëshmorëve, te të moshuarit, vetmuarit e jetimët meqë më shumë se gjithçka tjetër, ata kanë nevojë për vizitë, përshëndetje e buzëqeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=cZPsqBh7Z2s
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.