Krenaria për misionin që e kurorëzuan suksesshëm me uniformë është e lartë, kur këmba e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkel sërish në Koshare.
Në betejën me të cilën ata çliruan kufirin me Shqipërinë nga forcat e armikut, humbën edhe shumë shokë, familjarët e të cilëve nuk e përjetojnë lehtë 24-vjetorin e luftimeve të ashpra.
Vepra heroike e atyre që ranë aty e të tjerëve që mbijetuan nga brigada 138 në krye me Agim Ramadanin, determinoi fundin e luftimeve që po bëheshin, njofton Klan Kosova.
Në këtë përvjetor, operacioni "Shigjeta", u përkujtua edhe nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Megjithatë, aty nuk munguan edhe shumë ish-komandantë të UÇK-së e qytetarë nga vende të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=zTTANk86Sd8&t=20s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.