Gjimnastja Olimpike Beth Tweddle do të martohet me të dashurin e saj Andy Allen.
31 vjeçarja e cila është përshëndetur si njëra nga gjimnastët më të suksesshme të Britanisë, tha se fejesa është një fund i mirë i një viti traumatik pasi ajo pësoi një aksident të tmerrshëm në shfaqjen “The Jump”, transmeton Klan Kosova.
Ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni kurrizor, pas rrëzimit.
Ajo tha se Allen u ul në gjunjë dhe i dhuroi asaj një unazë prej diamanti në një park kombëtar në Brazil gjatë Olimpiadës në Rio.
Ajo tha: "Unë isha e tronditur krejtësisht! Unë e dija se ai ishte aty për mua, por nuk kam pasur absolutisht asnjë ide për planin që ai kishte për të bërë, apo se ai do të sjellë një unazë diamanti në Rio. Ishte një moment që unë nuk do ta harroj”.
Allen shtoi: "Në fillim nuk isha e sigurt se kjo ishte diçka që unë duhet të bëjë. Por ishte një vit me të vërtetë i keq dhe mendoj se do të ishte një mënyrë e bukur për të përfunduar atë".
Beth ka dalë në pension nga gjimnastika dhe tha se ajo ende e ka të vështirë për të folur për aksidentin e saj me ski.
Çifti janë në lidhje që dy vite.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.