Erdhën nga Amerika me vetë dëshirë.
Por, 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes duhet edhe të betohen që me përkushtim do të shërbejnë në shkolla e institucionet e tjera të Kosovës në dy vjetët e ardhshme.
Ceremonia u mbajt të mërkurën në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Vlerat amerikane që ata do t’i transmetojnë në Kosovë, presidentja Osmani tha se janë të përbashkëta.
“Nga lajmet e ditëve të fundit me siguri e dini që kjo është një periudhë e zënë për zyrat tona, por kur përmendet Korpusi i Paqes me padurim vijmë këtu për të shprehur kënaqësinë tonë për punën tuaj”, tha Osmani, njofton KlanKosova.tv
Krah Osmanit ishte planifikuar të jetë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, por meqë ai s’shkoi urimet e tij i përcolli zëvendës-shefja e misionit të SHBA-së në Kosovë.
Në këtë ceremoni u tha se në plan janë shumë projekte nëpër shkollat e Kosovës për çka mbështetje premtoi edhe Ministria e Arsimit.
https://www.youtube.com/watch?v=UE0UuLgoH2g
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.